Inter bën goditjen e bujshme, Di Marco +30 milionë euro

Inter dhe Antonio Conte duket se e kërkojnë me patjetër në ekip Dejan Kulusevskin. 19-vjeçari ka shfaqur një rendiment fantastik me Parmën këtë sezon, ku luan edhe si i huazuar nga Atalanta.

Bergamaskët i kanë rritur pretendimet e tyre dhe kërkojnë të paktën 40 milionë euro tashmë, por Inter e ka gjetur zgjidhjen.

Zikaltrit kanë menduar që të ofrojnë talentin e tyre Di Marco në këmbim, si dhe para (rreth 25-30 milionë euro). I gjithë ky skenar pritet të ndodhë në janar, ku Atalanta për të kënaqur Parmën, që do të humbasë një ndër lojtarët më të rëndësishëm, pritet të huazojë në “Tardini” sulmuesin e ri, Barrow.

Kështu, Inter mposht konkurrencën e fortë të Manchester United, i cili ishte interesuar për shërbimet e Kulusevskit, me suedezin që edhe shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Napolit në transfertë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here