Juventus i vendos çmimin Demiral, pritet reagimi i Milanit

Priti momentin e tij deri tani dhe më në fund po gjen hapësira.

Po flasim për mbrojtësin turk të Juventusit, Demiral, një investim që përpara një sezoni u bë në bashkëpunim me Sassuolo dhe më pas bardhezinjtë blenë kartonin e futbollistit, duke e zyrtarizuar dhe prezantuar.

Megjithatë, Demiral ka luajtur vetëm 3 ndeshje dhe, duke parë formën jo të mirë fizike të De Ligt, është hedhur titullar nga trajneri Sarri, duke ia kaluar edhe në hierarki Ruganit. Milani u interesua gjatë verës për 21-vjeçarin, por oferta kuqezi ishte 25 milionë euro.

Shumë pak për “Zonjën”, që tashmë ka vendosur dhe vlerën e kartonit të tij: 40 milionë euro. Në rast se nuk vjen kjo ofertë që planet e larta bardhezi e quajnë “të parefuzueshme”, atëherë do të qëndrojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here