Para nesh një ‘El Clasico’ me më ‘polemika’ që kemi parë ndonjëherë, ja pse

Të mërkurën (nesër) me fillim nga ora 20:00, luhet ‘El Clasico’ e parë këtë sezon. Ndeshja do të duhej të zhvillohej më 26 tetor, por është shtyrë shkaku i protestave dhe trazirave në Kataloni.

Kjo ‘El Clasico’ do të jetë e 179 në historinë e kampionatit spanjoll. Të dy skuadrat kanë shënuar nga 72 fitore, dhe kanë barazuar plot 34 herë.

Në përgjithësi, Barca dhe Realit janë takuar 242 herë në të gjitha garat zyrtare, dhe katalanët kanë një fitore më shumë (96:95), teksa 51 ndeshje kanë përfunduar pafitues.

Me gjitha këto statistika, dhe zhvillimet aktuale te të dy skuadrat, kjo ‘El Clasico’ mund të jetë më dramatikja ndonjëherë.

Separatistët kërcënojnë përsëri

Kjo ‘El Clasico’ do të duhej të luhej më 26 tetor, por u shty shkaku i portestave dhe trazirave në Kataloni. Kërcënimet po kthehen përsëri pasi grupe të ndryshme separatiste po organizohen për një protestë të re, për të bllokuar rrugën që çon Real Madridin në Camp Nou. Real Madrid ka njoftuar se nuk do të zbresë nga avioni nëse nuk garantohet siguri e plotë.

Barca e zemëruar me gjyqtarët

Lojtarët, trajnerët, drejtuesit dhe mediet me qendër në Barcelonë janë zemëruar nga vendimi i gjyqtarit Javier Alberolo Roas, për mos akordimin e penalltisë në ndërhyrjen ndaj Gerard Pique në barazimin 2:2 ndaj Real Sociedad.

Realit nuk i pëlqen gjyqtari

Real Madrid nuk janë të lumtur me caktimin e gjyqtarit Alejandro Hernandez për të ndarë drejtësinë në ‘El Clasico’.

Ky gjyqtar ka referuar edhe në të kaluarën këto ndeshje, dhe Real Madrid nuk janë ndarë të kënaqur me vendimet e tij.

Poshtërimi i vitit të kaluar

Kanë kaluar vetëm një vit nga koha kur Barcelona mposhti Realin 5:1 në Camp Nou, pas së cilët Julen Lopetegui u shkarkua. Edhe pse pa Messin, Barcelona ishte në gjendje të shënonte një fitore kaq të thellë ndaj rivalëve të tyre.

Komentet e Pique

Kohëve të fundit janë publikuar disa klipe nga dokumentari i Barcelonës ‘Match Day’, ku shfaqej Gerard Pique duke u talluar me Realin pasi Barcelona i mposhti ata në Kupën e Mbretit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here