Rivaldo zbulon futbollistin e vetëm që mund ta zëvendësojë Messin te Barcelona

Gjithçka është gati për El Clasico-n mes Barcelona-s dhe Real Madrid-it, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në C amp Nou.

Lojtari që pritet më shumë se të tjerët është padyshim Lionel Messi, fitues i freskët i Topit të Artë.

Për të, por mbi të gjitha për atë që mund të jetë pasardhësi i tij te katalanasit, ka folur ish-ylli i Barçës, Rivaldo.

“Messi nuk është i përjetshëm, herë ose vonë do të vijë edhe ndeshja e tij e fundit dhe do të largohet nga futbolli. Tani po bën diferencën, por duhet një lojtar tjetër që të mund të interpretojë rolin e tij”, ka thënë braziliani për Mirror.

“Vetëm një futbollist mund të jetë zëvendësuesi i Lionel-it te Barcelona: Neymar. Ka gabuar që u largua. Megjithatë, nëse do të kthehet, mund të bëjë diferencën si Messi”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here