El Clasico mbyllet pa gola, nuk ndodhte që nga viti 2001

Ka përfunduar pa gola derbi i javës së 17-të në La Liga në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Blugranasit dhe Los Blancos kanë marrë nga një pikë në El Clasico, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Pjesa e parë solli disa shanse të mira për gol, mirëpo Gerard Pique dhe Sergio Ramos ishin në nivelin e lartë të detyrës.

Madrilenët ishin më kërkues në 45 minutat e parë, pasi rrezikuan disa herë portën e katalunasëve  me anë të Gareth Bale dhe Karim Benzemas.

Në të dytën, përballja ishte më e baraspeshuar dhe të dyja skuadrat luanin me kujdes më të shtuar.

Barcelona kishte shansin që ta zhbllokonte sfidën me anë të Luis Suarezit, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Në anën tjetër, edhe uellsiani kishte një shans të artë për gol, mirëpo e goditi pjesën e jashtme të portës.

Më pas Zinedine Zidane e largoi nga loja Iscon dhe e futi në lojë Rodrygo Goesin, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Edhe Ernesto Valverde reagoi me zëvendësim, me largimin nga loja të Antoine Griezmannit dhe me inkuadrimin të Ansu Fatit, por pa efekt.

Dy skuadrat morën nga një pikë, derisa Blaugranasit vazhdon të jetë lider me 36 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë.

Në xhiron e 18-të, Barcelona do të takohet me Alavesin, gjersa Real Madridi do të ketë punë me Athletic Bilbaon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here