Hysaj drejt largimit nga Napoli, klubi tjetër i Serisë A i bën gati vendin

Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit. Mbrojtësi shkodran, sipas asaj që raporton media italiane, nuk është as në planet e Gatuzos dhe ekipi që po këmbëngul për të marrë shërbimet e tij është Roma.

Duke qenë se napolitanët kërkojnë të përfitojnë diçka ose në të kundërt, Hysaj do të largohej me parametra zero në merkaton e verës, nuk duan të humbin shansin që ta largojnë që në janar.

Gjatë orëve të fundit raportohet se Roma i ka bërë dalje Florencit, që e kërkon me ngulm Fiorentina dhe me sa duket është një manovër për t’i bërë vendin gati shqiptarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here