Wanda Nara tërbon tifozët e Interit: Në shtëpinë tonë kemi një tifoz të Juventusit

Në shtëpinë e Wanda Nara është edhe një tifoz i Juventusit. Natyrisht, ai nuk është Mauro Icardi. Për ta zbuluar atë, gjatë regjistrimit të programit të Piero Chiambretti, që do të transmetohet të mërkurën në mbrëmje në “Rete 4”, ka shërbyer gruaja dhe menaxherja e ish-kapitenit të Interit.

Ajo tha se njëri nga fëmijët, që e ka nga marrëdhënia e mëparshme me Maxi Lopex, bën tifo për “Zonjën e Vjetër”: “Unë i edukoj fëmijët me kujdesin dhe përpjekjet që, mbi të gjitha, të transmetojnë personalitetet e tyre. Në familje kam, gjithashtu, një tifoz të Juventusit. E kam fjalën për djalin më të vogël. Më i madhi, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë me Interin, edhe para se të njihesha me Mauro”.

Në lidhje me polemikat e ish-bashkëshortit, Wanda Nara është e qartë: “Nuk mund t’i them një fëmije, që shkon në shkollë në Milano, të mos veshë një fanellë zikaltër, në mënyrë që të mos e bezdisë Lopez. Unë mendoj se Maxi duhet të jetë krenar, që zgjodha një person, i cili i do shumë fëmijët tanë”.

Më në fund, gruaja e Icardit shpjegon se si lindi historia e saj me Icardi, vetëm pasi u shkëput nga lidhja me Maxi Lopez: “Unë u largova nga Maxi, u ktheva në Argjentinë dhe vetëm atëherë fillova ta njoh Mauro. Për mua, gjetja e dikujt si Mauro ishte e rëndësishme. Nuk ishte një vendim vetëm për mua, e zgjodha atë si njeriun e jetës, sepse tashmë i donte shumë fëmijët e mi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here