Bombë nga Italia: Milani futet në garë për Haland, zbulohet oferta e Rosonerëve

Milani është në kërkim të një sulmuesi për merkaton e janarit dhe nuk është sekret që Rosonerët janë në bisedime me Zlatan Ibrahimovic.

Ibra është në bisedime edhe me Evertonin dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, për këtë shkak Milani ka përgatitur planin B.

Mediat italiane sot kanë lansuar një lajm bombastik dhe raportojnë se Milani është futur në garë për yllin e ri Erling Haland.

19-vjeçari ka mahnitur botën e futbollit me paraqitjet e tij dhe disa gjigantë europian janë futur në garë për të.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpool kanë shfaqur interesim për norvegjezin, mirëpo Rosonerët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë para konkurentëve.

Maldini i ka ofruar kontratë 5-vjeçare ku Haland do të fitonte 5,5 milionë euro në sezon dhe tani pritet përgjigjia e norvegjezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here