Bombë: Rrahmani jep dritën jeshile, gati transferimi te gjiganti italian!

Amir Rrahmani është një hap larg Napolit, madje pritet që mbrojtësi i Verona dhe i Kosovës të gjejë akordin me Napolin, që sipas “Sky Sport” nuk mund të konsiderohet pengesë, pasi shqiptari ka dhënë “ok” për këtë transferim.

Operacioni me Hellas Verona ka nisur, por Napoli do në paketë edhe Sofyan Amrabat, mesfushori i talentuar maroken që po bie në sy këtë sezon. Verona e huazoi nga Club Brugge me të drejtë blerje për 3,5 mln euro dhe ka ndër mend që ta shesë rreth 18-20 milionë euro, ndërsa për Rrahmanin kërkon të paktën 10-12 milionë euro.

Kujtojmë që për Rrahmanin, Verona investoi 2.1 milionë, duke e transferuar nga Dinamo Zagreb. Por, nëse Rrahmani kalon te Napoli në fund të sezonit, atëherë edhe Partizani do të përfitonte si palë e tretë (veç Dinamo Zagreb). Në fakt, Rrahmani është formuar edhe dy vite te klubi i kuq, të cilit i takon një përqindje e vogël që mund të gjenerojë mbi 100 mijë euro në arkat e kampionëve të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here