De Jong zbulon arsyen pse mbeti i zhgënjyer nga El Clasico

Barcelona dhe Real Madridi kanë ndarë pikët në ndeshjet më të rëndësishme të La Ligas.

‘El Clasico’ i zhvilluar në Camp Nou përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Mesfushori holandez Frenkie De Jong për herë të parë ka luajtur në El Clasico dhe ka mbetur i zhgënjyer me lojën e mbrëmshme.

Pasi luajti “El Clasico”-n e parë në karrierë (Barcelona-Real Madrid), Frenkie De Jong ka komentuar për “Ziggo Sport” përballjen në “Camp Nou”: “Ndeshja ishte pak zhgënjyese. Ambjenti dhe gjithçka tjetër ishte fantastike, por sinqerisht prisnim të luanim më mirë. Nëse je Barcelona dhe luan në shtëpi, duhet të fitosh. Problemi kryesor, mendoj se ishte lidhja e reparteve, nga sulmi e tej”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here