Reali sakrifikon James për yllin e Serie A

Real Madridi nuk i ka humbur shpresat për yllin e Napolit Fabian Ruiz dhe ka përpiluar një plan për të tunduar italianët të lëshojnë spanjollin, këtë e raporton media iberike El Desmarque.

Raporti detajon se si Los Blancos janë duke konsideruar të ofrojnë fantazistin 28-vjeçar James Rodriguez për mesfushorin e talentuar spanjoll.

Fabian Ruiz po vuan të replikojë formën e sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi, megjithatë ai shihet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe hyn në planet afatgjate të Realit.

Ndërkohë James nuk ka gjetur hapësira në Madrid dhe do të ishte gati të kërkonte një zgjidhje tjetër në prag të botërorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here