Solskjaer e pranon: Jemi të interesuar për atë futbollist

19 vjeçari është në mesin e sulmuesve më të mirë në Evropë, duke regjistruar paraqitje fantastike për Red Bull Salzburg.

Haalnd ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje për kampionët e Austrisë, dhe po ndiqet nga skuadra si Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Juventus.

“Ai është një lojtar që e pëlqej”, është përgjigjur Solskjaer në pyetjen e drejtuar për Haaland.

“Ne po shikojmë për lojtarë të mirë gjatë gjithë kohës”.

“Erling ka pasur një zhvillim të mirë, kështu që ai duhet të zhvillohet edhe më tej, kudo që të vendos të shkojë”.

“Nuk kam nevojë të flas aq shumë për të, por ne si ekip gjithmonë kërkojmë lojtarë që mund të plotësojnë të tjerët që kemi, dhe pastaj shohim se me çfarë përfundojmë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here