Arsenali i madh do të kthehet me katër përforcime: Ja formacioni i Topçinjëve me Artetan (FOTO)

Arsenali sot edhe zyrtarisht ka emëruar Mikel Artetan për trajner, i cili gjatë prezantimit deklaroi se Topçinjtë duhet të luftojnë për të fituar trofe.

Mediat angleze kanë filluar të shkruajnë se si do të duket Arsenali me Artetan.

Më së shumti ndryshime pritet që të ketë në mbrojtje. Arteta ka kërkuar transferimin e dy qendërmbrojtësve në merkaton e janarit dhe në listën e tij janë Nathan Ake (Bournemouth) dhe Ruben Dias (Benfica).

Në mesfushë Arteta ka kërkuar transferimin e Houssem Aouar, i cili po shkëlqen te Lyoni këtë sezon.

Sa i përket sulmit Arteta ka kërkuar transferimin e një sulmuesi të krahut të majtë dhe dëshira më e madhe e tij është spanjolli Mikel Oyarzabal nga Real Sociedad.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here