Bombë nga Spanja: Diego Godin largohet nga Interi!

Vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij te Interi, Diego Godin dëshiron largimin.

Uruguaiani është titullarë te Interi, mirëpo në Spanjë janë të bindur se Godin mund të rikthehet në janar te Atletico Madrid.

Siç raporoj El Gol Digital, Godin ka njoftuar drejtuesit e Interit se dëshiron të largohet nga klubi. Atletico është në pole position për transferimin e tij, pasiqë Diego Simeone nuk është i kënaqur me mbrojtjen aktuale.

Godin ka luajtur 387 ndeshje me Atleticon, ku ka shënuar 27 gola. Ai gjithashtu ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit, dy Europa League, tre Superkupa dhe ka luajtur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Uruguaiani ka mbajtur fanellën e Colchoneros për 9 vite, ndërsa verën e kaluar u largua nga Wanda Metropolitano si futbollist i lirë.

Edhe pse te Interi po shkon gjithçka mirë, duket se Godin dëshiron rikthimin te Atletico.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here