FFK zgjedh më të mirët: Muriqi lojtari i vitit, ja 11-shja më e mirë

Është mbajtur ceremonia e përvitshme e Federatës së Futbollit të Kosovës për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2019.

Futbollisti i vitit është zgjedhur Vedat Muriqi, i cili ka shkëlqyer këtë vit te Kosova, por edhe në klubet Rizespor dhe Fenerbahce.

Në mungesë të tij çmimin e mori përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

Feronikeli është zgjedhur klubi më i mirë, pasi e fitoi titullin dhe Kupën në këtë vit.

Formacioni i vitit: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Visar Berisha, Arbër Prekazi, Përparim Islami, Albert Dabiqaj, Blendi Baftiu, Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani dhe Kastriot Rexha.

Trajneri më i mirë i vitit në futbollin kosovar është shpallur trajneri nga Shkupi, Zekrija Ramadani, i cili ka arritur suksese të mëdha me skuadrën e Feronikelit.

Lojtari më i mirë i Superligës i zgjedhur nga gazetarët është zgjedhur Kastriot Rexha.

Çmimi për gjyqtarin më të mirë ka shkuar te Genc Nuza.

Liburni i Gjakovës është zgjedhur klubi më i mirë në futsall, ndërsa futbollisti më i mirë është shpallur Alfred Prenqi, portieri i Liburnit.

Kurse, topshënuesi më i mirë në këtë vit në futsallin kosovar u shpall poashtu futbollisti i Liburnit, Ramadan Alaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here