Ndikimi i Mourinhos, ylli i Tottenham nënshkruan kontratë të re

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye të skuadrës, Tottenham ka filluar të mendojë në plan afatgjatë.

Është Toby Alderweireld lojtari i parë që ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Toby Alderweireld ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Tottenham.

Mbrojtësi i qendrës i është bashkuar Tottenhamit në verën e vitit 2015 nga Atletico Madrid, dhe në të gjitha garat deri më tani ka regjistruar 179 paraqitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here