Raiola flet rreth së ardhmes së Pogbas dhe pranon interesimin e Realit

Mino Raiola, menaxheri i Paul Pogba, ka folur në lidhje me të ardhmen e mesfushorit në një intervistë të dhënë për Telegraph.

“Paul do të jetë i lumtur, të fitojë trofe dhe ka dëshirë ta bëjë këtë me Manchester United. Ka patur një interesim të madh nga ana e Real Madrid, por United nuk e la të largohej”, ka thënë Raiola.

“Nuk kam krijuar një rrëmujë në lidhje me këtë, sepse unë punoj në bashkëpunim me lojtarin. Pogba do të kishte dashur të punonte me Zidane, besoj se lidhja mes tyre mund të ishte e rëndësishme në historinë e futbollit francez”.

“Manchester United? Duhet një figurë specifike, një drejtor sportiv. Dikush që të jetë një urë lidhëse mes skuadrës, trajnerit dhe pronarëve. Ky është specialist që duhet, sepse trajneri nuk ka kohë për të kontaktuar zbuluesit e talenteve”.

“Nuk ekziston një mesfushor më i fortë se Pogba në botë. Nëse e mendon këtë, atëherë duhet të pyesësh veten: a mund të sigurosh dikë që është më i fortë se ai nëse e shet? Jo. Nëse skuadra gjen identitetin e saj, Paul është lojtari ideal”, ka përfunduar Raiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here