Revolucion te Milani: Largohen Boban, Maldini dhe Pioli – Gazidis ka gjetur trajnerin e ri

Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, e cila rrallë herë gabon sa i përket transferimeve, Ivan Gazidis ka vendosur ta shkarkojë Maldinin, Bobanin dhe Piolin. 

Gazidis ka piketuar pasuesin e Piolit dhe bëhet fjalë për njeriun që është meritorë për suksesin e Leipzigut dhe Salzburgut.

Ralf Rangnick pritet të transferohet te Milani në merkaton e janarit si konsultues, ndërsa pas përfundimit të sezonit ai do të jetë gjithçka – trajner, shef i skautëve dhe drejtori i grupmoshave.

Për aftësitë e tij flasin rezultatet që ai ka arritur. Si Leipzieg ashtu edhe Salzburg janë në krye të tabelës në Bundesligën gjermane dhe atë austriake.

Rangnick te Leipzigu ka transferuar lojtarë të shkëlqyeshëm me shumë pak para dhe ka ndërtuar një super skuadër te Hoffenheim. Rosonerët shpresojnë se ai mund ta rikthejë Milanin në majat e futbollit.

Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here