Vinicius Junior në Premierligë, këto janë skuadrat që po e kërkojnë

Vinicius Junior mund të jetë subjekt i një lufte ofertash këtë janar, me brazilianin e pakënaqur te Real Madrid.

Sulmuesi shumë i vlerësuar brazilian, pas një fillimi të mbarë të sezonit, ndjehet i humbur tani, me Zinedine Zidanen që ka vendosur ta ulë në bankinë 19 vjeçarin.

‘Eldesmarque’ raporton se situata e Vinicius te Real Madrid ka ndryshuar shumë, dhe kjo ka bërë që për brazilianin të ketë interesim nga disa skuadra.

Arsenal, Chelsea, Tottenam, Manchester United dhe Wolves janë skuadrat nga Premierliga që po ndjekin nga afër Viniciuisin.

Në anën tjetër, raportohet edhe për një interesim të PSG-së, Inter dhe Romës, që do të hynin në garë nëse Vinicius vendos për largimin nga Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here