Firmino hero, Liverpool fiton Botërorin për klube

Pa dyshim, Firmino është heroi i Liverpoolit dhe atributet e këtij titulli shkojnë në drejtim të tij.

Si në gjysmëfinale ashtu edhe sonte në finale, sulmuesi brazilian shënoi golin e fitores.

Liverpool arriti që pas 120 minutave të shpallet kampion i botës për klube, shkruan Indeksonline.

“Reds” mposhtën ekipin brazilian Flamengo me golin e Firminos në minutën e 99-të.

Në fund, edhe Xherdan Shaqiri e shijoi finalen për pak minuta.

Liverpool janë në rrugë të mirë për ta fituar edhe titullin e Premierligës ku momentalisht janë 10 pikë para Leicesterit plus me një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here