Një dekadë e jashtëzakonshme e futbollit anglez po shkon përfundimit.
Kemi qenë dëshmitarë të disa skenave mahnitëse në elitën e futbollit anglez në dhjetë vitet e fundit.
Goli Sergio Agueros në minutën e fundit kundër QPR që i solli titullin e parë Manchester Cityt pas 44 vitesh ka mbetur në histori, ndërsa triumfi i Leicester Cityt në vitin 2016, ndoshta është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Premierligës.
Përgjatë këtyre viteve, shumë sulmues të mirë janë shfaqur në këtë ligë.
Por, është Sergio Aguero që mban epitetin e golashënuesit më të mirë në dekadën e fundit në Premierligë.
Ai ndiqet nga Harry Kane dhe Wayne Rooney.
Lista e 10 golashënuesve më të mirë në histori të Premierligës:
Sadio Mane – 75 gola
Raheem Sterling – 75 gola
Olivier Giroud – 78 gola
Eden Hazard – 85 gola
Jamie Vardy – 96 gola
Robin van Persie – 98 gola
Romelu Lukaku – 113 gola
Wayne Rooney – 114 gola
Harry Kane – 134 gola
Sergio Aguero – 173 gola