Milani e ka seriozisht, zbulohet oferta e Rosonerëve për Haaland

Siç raporton Corriere dello Sport, Milani ka përgatitur një ofertë joshëse për Erling Haland në merkaton e janarit.

19-vjeçari është njëri nga lojtarët më të kërkuar këtë sezon, pasiqë ka arritur të shënojë 28 gola në 22 ndeshje të luajtura.

Disa ditë më parë u raportua se Milani është klubi i fundit që i është bashkuar garës për Haland.

Rosonerët e kanë seriozisht dhe janë të gatshëm ta transferojnë norvegjezin në San Siro që në janar.

Milani është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e Haland, ndërsa norvegjezit i kanë ofruar 5,5 milionë euro në sezon dhe bonuse.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here