Pioli e dëshiron me çdo kusht: Zbulohet përforcimi i parë i Milanit për merkaton e janarit

Lojtari i Manchester United Nemanja Matic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Traffrod në merkaton e janarit.

Matic nuk është i kënaqur me statusin e tij këtë sezon dhe ka vendosur që të largohet nga United në janar edhe për faktin se Djajtë e Kuq nuk i kanë ofruar kontratë të re.

Mediat britanike raportojnë se disa skuadra janë në garë për Matic, ndërsa sipas të gjitha gjasave mesfushori serb do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Matic është dëshira më e madhe  e Piolit për merkaton e janarit, ndërsa Maldini është i gatshëm tia plotësojë dëshirën.

Interi ka hequr dorë nga transferimi i Matic dhe Rosonerët do të garojnë me Atleticon e Madridit për shërbimet e mesfushorit serb.

Matic preferon kalimin në Itali dhe sipas të gjitha gjasave do ta shohim atë në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here