“Stuhia” e dhjetorit për shkarkimin e trajnerëve, klubi i Serisë A gati arrin akordin me teknikun e ri

Dhjetori meriton të quhet “muaji i ndryshimeve të trajnerëve”. Jo vetëm në Angli, por dhe në futbollin italian muaji i fundit i këtij viti rezulton të jetë goditur nga “stuhi të ndërrimit të pankinave”.

Klubi italian i Xhenoas po planifikon të zëvendësojë ish-futbollisitn e Interit dhe PSG-së Tiago Mota me uruguajanin Diego Lopez. Media uruguajane “La Prensa” raporton se palët kanë arritur akordin dhe 45-vjeçari do të prezantohet të premten e ardhshme.

Sot Xhenoa luan sfidën e fundit të këtij viti me Interin në orën 18:00 dhe pavarësisht rezultatit, gjasat që ish-futbollisti i Italisë Mota të shkarkohet nga roli i trajnerit të Xhenoas duken thuajse të sigurta.

Nga ana tjetër, Lopez është zëvendësuar në stolin e ekipit uruguajan Penarol nga bashkëkombasi Diego Forlan.

diego-forlan-penarol-manager

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here