Boban zbulon të ardhmen e Piolit pas turpërimit nga Atalanta

Humbja e rëndë e sotme e Milanit ndaj Atalantës me shifrat 5-0 i ka tronditur të gjithë në ambientin kuqezi.

Një disfatë që normalisht nuk mund të kalohet lehtë, ku i pari që vihet në dyshim është trajneri Pioli. Lidhur me këtë temë është pyetur Zvonimir Boban, me kroatin që është përgjigjur qartë.

“Pioli në dyshim? Jemi super të lumtur me Piolin dhe me mënyrën si ai po punon. Nuk ka dyshime në lidhje me postin e tij!  Përforcimet e merkatos? Po flasim për sulmues dhe mbrojtës. Gjithsesi do të shohim se çfarë do të ndodhë, bazuar në mundësitë që na krijohen. Merkato e janarit nuk është njësoj me të verës. Diçka do të ndodhë dhe ne do të përpiqemi që të përforcohemi. Kaq mund të them për tani.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here