Formacionet zyrtare: Juventus-Lazio

Juventusi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.

Zonja e Vjetër dhe kryeqytetasit do të ndeshen mes vete në takimin tradicional që zhvillohet në mes të fituesit të titullit dhe fituesit të Kupës së Italisë.

Kjo finale e madhe për Superkupën e Italisë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:46 në King Saud University Stadium në Riyadh të Arabisë Saudite.

Maurizio Sarri ka vendosur që në këtë ndeshje të startojë me treshen e sulmit Ronaldo-Higuain, Dybala, ndërsa nuk mungojnë as Miralem Pjanic dhe Leonardo Bonucci.

Në anën tjetër, Simone Inzaghi gjithashtu starton me formacionin më të mirë të mundshëm, ku nuk mungon portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe yje si Ciro Immobile dhe Luis Alberto.

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Higuain, Ronaldo

LazioStrakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here