Punë e kryer: Bayerni ka gjetur pasuesin Neuer

Bayern Munchen duket se e ka gjetur pasardhësin e Neuer në portë.

Bëhet fjalë për Alexander Nubel, i cili aktualisht aktivizohet me Schalke 04. 23-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në dy sezonet e fundit me blutë mbretërorë, ndërsa në fund të sezonit duket se do të hedhë hapin e madh.

Ditën e sotme, klubi i Schalkes ka njoftuar zyrtarisht se gardiani i tyre do të largohet në fund të sezonit. Pavarësisht se destinacioni i tij nuk është bërë me dije zyrtarisht, mediat në Gjermani e bëjnë të sigurt kalimin e Nubel te Bayern, që te 23-vjeçari sheh pikërisht pasradhësin e Manuel Neuer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here