Zyrtare: Mario Mandzukic ka skuadër të re (VIDEO)

Nuk ka më dyshime! Mario Mandzukic u largua nga Juventusi dhe do t’i bashkohet ekipit të Al Duhail në Katar. Sulmuesi kroat pas 6 muajsh të kaluar pa futboll dhe në armiqësi me Juventusin e trajnerin Maurizio Sarri ka vendosur të ardhmen e tij. 

Ai u kap “mat” nga tifozët duke kryer vizitat mjekësore në klubin e Al Duhail. Marrëveshja mes tij dhe klubit ishte afër dhe në verë, por atëherë nuk u arrit. Mandzukic do të bashkohet me ish-shokun e tij te Juventus, Medhi Benatia. Mbrojtësi luan në Katar dhe ka ndikuar dhe në vendimin e kroatit për të ardhmen.

33-vjeçari i ka habitur të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi kishte oferta dhe nga Europa, por dhe kampionatin amerikan i futbollit. Ai iu bashkua Juventusit nga Atletico Madridi në vitin 2015. Mandzukic luajti 162 ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe ka shënuar 44 gola, duke dhuruar 18 asiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here