(VIDEO) SKANDAL TE MILANI: Pas humbjes 5-0, Leao feston me shampanjë dhe duke tymosur!

Përveç humbjes turpëruese ndaj Atalantës me shifrat 5-0, ambienti te Milani është pushtuar nga skandalet tashmë, teksa fillimisht ishte Kessie që pëlqeu fotot e Papu Gomez nga ndeshja, ndërsa tani protagonist është bërë Rafael Leao.

Sulmuesi, i cili ishte në fushë si titullar në ndeshjen e djeshme, duket se e ka hedhur lehtë pas krahëve disfatën. Një mik i portugezit ka postuar një video në Instagram, me Leaon që shihet duke tymosur dhe duke pirë shampanjë. Tifozët janë të tërbuar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here