10 atletët më të paguar të dekadës 

Kontratat me televizionet dhe marrëveshjet e rritura me gjigantët e këpucëve Nike dhe Adidas ishin një fitim marramendës i atletëve elitë në botë gjatë dekadës së fundit.

Para se të fillonte dekada, Tiger Woods ishte atleti i vetëm në planet që fitoi më shumë se 80 milionë dollarë gjatë një viti. Që nga viti 2010, më shumë se një atlet e ka bërë këtë.

Listës së kësaj dekade i prin Floyd Mayweather – i ka fituar 915 milionë dollarë.

Bokseri amerikan ka fituar 500 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2015 dhe 2017, falë dy luftërave të tij me Manny Pacquiao dhe Conor McGregor.

Pas tij vjen futbollisti Cristiano Ronaldo me 800 milionë dollarë, derisa ndiqet nga Leo Mess me 750 sosh.

Më poshtë lista e 10 atletëve më të paguar të dekadës:

1. Floyd Mayweather: 915 millionë dollarë
2. Cristiano Ronaldo: 800
3. Lionel Messi: 750
4. LeBron James: 680
5. Roger Federer: 640
6. Tiger Woods: 615
7. Phil Mickelson: 480
8. Manny Pacquiao: 435
9. Kevin Durant: 425
10. Lewis Hamilton: 400.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here