Arteta nuk i jep shpresë, Mustafi drejt rikthimit në Itali

Qendërmbrojtësi i Arsenalit dhe Gjermanisë Shkodran Mustafi mund të kthehet në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se 27-vjeçari është vënë nën shënjestrën e Bolonjës, e cila synon që në 2020 të përmirësojë rezultatet në kampionatin italian.

Mustafi thuajse nuk bën pjesë në radhët e “Topçinjve”. Edhe pas emërimit të Mikel Artetës në stolin e skuadrës londineze duket të pakta shanset që Mustafi të rifitojë sërish besimin e drejtuesve të stafit teknik.

Sipas “Tuttomercatoweb” ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 mund të kalojë te Bolonja në formë huazimi plus opsionin e blerjes në fund të sezonit.

 

Ky është sezoni i katërt i Mustafit në Londër, ndërsa është kritikuar prej së bashku me Granit Xhakën dhe Mesut Ozilin nga tifozët e Arsenalit. Ai ka luajtur më parë në Itali me Sampdorian në sezonet 2012-2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here