Cutrone drejt rikthimit në Serie A te rivalët e ish-skuadrës

Patrik Kutrone u largua nga Milani në merkaton e verës, ndonëse dëshira e tij ishte të qëndronte te kuqezinjtë.

Sulmuesi italian kaloi te Uolverhempton, aty ku po kalon një moment shumë të vështirë. 21-vjeçari nuk ndihet i lumtur në Angli, dhe ka filluar të mendojë rikthimin në Serie A, aty ku interesimet nuk mungojnë.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, ka udhëtuar drejt Anglisë ku ka pasur një takim me klubin e futbollistit, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta transferuar te Fiorentina në janar.

Megjithatë klubi vjollcë nuk është ekipi i vetëm që interesohet për Kutronen, pasi edhe Torino po e ndjek me kujdes situatën e futbollistit. Këta të fundit e kërkojnë lojtarin në formën e huazimit, me mundësi blerje në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here