E kërkon Interi, Chelsea i vendos çmimin Alonsos

Te Interi kanë filluar të mendojnë për merkaton e janarit dhe nuk është sekret që Marcos Alonso është në shënjestrën e Interit.

Antonio Conte dëshiron spanjollin në Meazza dhe Marotta ka filluar të punojë për realizimin e transferimit.

Mirëpo sot e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se Chelsea i ka vendosur një çmim prej 40 miliona eurove Alonsos. Blutë e Londrës do të kërkojnë më së paku 40 milionë euro për lirimin e tij.

Alonso ka humbur vendin e titullarit te Chelsea dhe dëshiron të ndryshojë ambient, mirëpo te Interi kanë filluar të kërkojnë opsione të tjera, pasiqë kërkesa e Londinezëve është e papranueshme.

Neroaxurët kanë kthyer vëmendjen kah mbrojtësi i PSG Layvin Kurzawa. Francezit i skadon kontrata me PSG në fund të sezonit dhe Interi mund ta transferojë atë në janar me një shifër modeste.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here