Conte e pëlqen shumë: Zbulohet përforcimi i parë i Interit për merkaton e verës

Julian Weigl i Borussia Dortmundit mesa duket është në radarët e Interit, këtë e raporton calciomercato.com.

Conte ka kohë që kërkon përforcime në mesin e fushës dhe thuhet se gjermani është një prej lojtarëve që i pëlqen më shumë.

Kjo për shkak se ai është i palodhur, pason mirë dhe di të mbrojë, diçka që duhet për skuadrën zikaltër.

Megjithatë nuk dihet nëse Dortmund ka ndërmend ta lejojë të largohet teksa lojtari ka një kontratë deri më 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here