De Jong tremb Juventusin: De Ligt do të vijë te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong, është shprehur se shoku i tij te kombëtarja e Holandës me të cilin ka luajtur në sezonin e kaluar tek Ajaksi, Matajs de Ligt, mund t’i bashkohet atij në Spanjë. “Ai vendosi për të shkuar në Torino dhe në përgjithësi gjërat po shkojnë mirë për të”, tha mesfushori për “De Telegraf”. 

“Por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të vijë sërish te Barcelona në vitet në vazhdim”. De Ligt firmosi me kampionët e Italisë duke bërë që zërat për një kalim te Barcelona në verë të binin poshtë. Por gabimet në disa ndeshje të kampionatit me bardhezinjtë kanë ngritur dyshime të mëdha për të ardhmen e tij në Itali. Më pas De Jong ka folur edhe për fazën e parë të sezonit me Barcelonën duke thënë se i duhet ende shumë punë për të arritur nivelin që kërkon skuadra. “Zhvillojmë ndeshje të mira, por ditën tjetër pyesim veten se ku shkoi ai futboll i bukur”.

 

 

22-vjeçari tregon se nuk e ka problem që të luajë në pozicione të ndryshme, ashtu siç ka bërë edhe tek Ajaksi. “Luaj në pozicione të ndryshme dhe ky është një avantazh për mua, këtë ma ka thënë edhe trajneri. Tani luaj përgjithësisht në krahun e majtë të mesit të fushës, edhe për shkak të mungesës së Artur. Jam shumë i lumtur që kam arritur të luaj shumë në këto pesë muaj. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në 2020-ën. Tani kompeticionet sa vijnë dhe bëhen më të vështira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here