Liverpooli filloi kontaktet për Casemirom që ta transferojë gjatë verës, por morri përgjigje të shpejtë

KYIV, UKRAINE - MAY 26, 2018: Casemiro during the 2018 UEFA Champions League final match between Real Madrid and Liverpool in Kyiv at NSC olimpiyskiy stadium, Ukraine

Liverpooli e ka ndarë mendjen për yllin e Real Madridit, Casemiron, duke tentuar që të sjell në skuadër një lojtar që e ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve. 

Braziliani është në listën e ngushtë të Jurgen Klopp dhe klubi ka vënë kontaktet  e para me Los Blancos për të pyetur për disponueshmërinë e mesfushorit.

Por Casemiro i ka thënë Liverpoolit se nuk ka ndërmend të ndërrojë Real Madridin për kampionët evropianë.

Ai ndjen një borxh të madh dhe mirënjohjeje për gjigantët spanjollë që e kanë bërë një lojtar të rregullt për vite në formacionin bazë.

“Të Kuqtë” tashmë kanë shtuar në organikën e tyre Takumi Minaminon nga Red Bull Salzburg, me yllin japonez që do të bashkohet në janar.

Casemiro mund të shihet si zëvendësim për Naby Keitan, i cili ende nuk ka arritur të gjejë vetën në Merseyside.

Braziliani do të përshtatej lehtë në Liverpool, pasi aty i ka shokët e kombëtares braziliane Alisson, Fabinho dhe Roberto Firmino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here