Napoli për shopping te Milani, Gattuso dëshiron mbrojtësin e Rosonerëve

Gjigantët e Serie A Napoli janë interesuar për veteranin e krahët të majtë të mbrojtjes Ricardo Rodriguez, i cili luan te rivalët e AC Milan.

Zvicerani është përfolur për një largim nga Milano për shkak të minutave të pakta gjatë këtë sezon që pas afrimi të Theo Hernandez.

Sipas italianes calciomercato, klubi napolitan është interesuar për blerjen e lojtarit dhe që tani ka nisur negociatat me kuqezinjtë.

Mendohet se Napoli është gati ta marrë në formë huazimi lojtarin dhe obligim blerje në verë.

Negociatat janë në fazën fillestare, por gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit, i cili kërkon t’i bashkohet ish-trajnerit Gennaro Gattuso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here