Nuk mbaron me Mandzukic edhe një tjetër yll largohet nga Juventusi

Në shtëpinë e Juventus po përgatiten për një lamtumirë tjetër pas asaj të Mario Mandzukic.

Bëhet fjalë për Daniele Rugani-n, i cili duket se ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Sarri.

Mbrojtësi, i cili ka qenë shumë afër largimit verën e kaluar, duket se është një objektiv i Leicester për merkaton e dimrit.

Dhelprat mësohet se po bëjnë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për ish-yllin e Empoli-t.

Lajmin e ka dhënë Telegraph, që ka shtuar se lojtari rrezikon edhe përjashtimin nga lista Champions e bardhezinjve.

Me kthimin e Giorgio Chiellini-t, në fakt, Sarri duhet të vendosë se cilin të eliminojë mes mbrojtësve dhe Rugani është shumë afër lamtumirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here