Sneijder: Ja si e ruajmë grupin e “tripletës” tek Interi

Ndeshja e lamtumirës, e organizuar nga Wesley Sneijder në stadiumin “Galgenwaard” do të zhvillohet më 3 qershor.

Shumë ish-kampionë do të marrin pjesë në këtë spektakël të garantuar dhe emocionues, teksa një pjesë e rëndësishme e Interit të “tripletës” nuk mund të mungojë. “Do të jetë një ndeshje mes një ekipi kombëtar me lojtarë portokallinj dhe një ekipi lojtarësh, me të cilët kam luajtur në nivel klubesh në Hollandë, Spanjë, Itali dhe Turqi, – thotë ish-mesfushori zikaltër për “De Telegraaf”. – Do të jenë portieri ynë i Interit, Julio Cesar, kapiteni Javier Zanetti dhe Samuel Eto’o, Cristian Chivu, Marco Materazzi, Dejan Stankovic, Esteban Cambiasso dhe Diego Milito, të gjithë do të marrin pjesë”.

Nëse nuk do të mungojnë yjet e mëdhenj në fushë, mund të thuhet e njëjta gjë për dy trajnerët në pankinë: José Mourinho nga njëra anë dhe Bert van Marwijk nga ana tjetër. Duke folur për “Special One”, Sneijder deklaron: “Jose është trajneri më i mirë në botë. I pëlqen të mbetet në kontakt me të njohurit e vjetër. Ne e kemi ende grupin në “whatsapp” të Interit të vitit 2010 dhe flasim shumë mes veti. Kam disa kohë që nuk jam aktiv, por nga viti i ri do t’i përkushtohem plotësisht stërvitjes për ndeshjen time të lamtumirës. Dua të jem në formë të shkëlqyeshme në atë ndeshje. Më duhet, sepse José është kërkues; përndryshe thjesht do të më lërë në pankinë…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here