Erdhi si përforcim i madh: Zbulohet largimi i parë nga Milani

Siç raporton Calciomercato.com, sulmuesi i Milanit Ante Rebic pritet të rikthehet te Eintracht Frankfurt pas përfundimit të sezonit.

Kroati është i huazuar në San Siro, ndërsa Rosonerët mund ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të tij, mirëpo një gjë  e tillë nuk pritet të ndodhë.

26-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet në Itali dhe ka luajtur vetëm 554 minuta me Milanin dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Drejtuesit e Milanit po mendojnë ta lirojnë Rebicin në përfundim të sezonit dhe kroati pritet të rikthehet në Gjermani te Eintrachti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here