E fundit: Shpallet lojtari i muajit në Serie A

Serie A ka shpallur lojtarin e muajit dhjetor, ku fitues është zgjedhur Dejan Kulusevski.

Talenti, i cili po mahnit me Parmën, është i huazuar në “Tardini”, me kartonin e tij që zotërohet nga Atalanta. Gjatë këtij muaji, 19-vjeçari ishte protagonisti kryesor i Parmës, teksa ka shënuar ndaj Napolit si dhe ka dhuruar dy asist.

Paraqitjet fantastike të Kulusevskit kanë bërë që klube si Inter apo Manchester United të shfaqin interes për të, me merkaton që pritet të ketë jo pak zhvillime në lidhje me suedezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here