E kërkon PSG, Milan i vendos çmimin Paquetas

E ardhmja e Lucas Paqueta është ende një pikëpyetje e madhe.

Pritej që këtë sezon të hidhte hapat e parë të kurorëzimit dhe të shpërthimit për të marrë përdore Milanin. Por, deri tani, madje, titullar ka zbritur në fushë vetëm 13 ndeshje në kampionat, nga të cilat vetëm 8 herë titullar, duke u zëvendësuar 7 herë!

Braziliani i ardhur nga Flamengo për 38 milionë euro ende nuk ka treguar talentin dhe klasin e tij, teksa Leonardo e do te PSG, për t’u ribashkuar, duke qenë se drejtori sportiv e mori te Milani kur punonte te kuqezinjtë.

“Corriere della Sera”, megjithatë, shkruan se Milani nuk ka ndër mend të bëjë skonto për Paqueta, pasi nëse dikush e do, duhet të paguajë minimalisht 30 milionë euro! PSG provoi duke përfshirë kartonin e Draxler dhe 8 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here