Interi sakrifikon një yll për talentin e Serie A

Dejan Kulusevski po tregon një formë të shkëlqyer në Serie A këtë sezon me Parmën, aty ku është i huazuar deri në qershor nga Atalanta.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, suedezi ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha, siç është Interi. Këta të fundit e ndjekin futbollistin prej kohësh, dhe trajneri Konte e dëshiron me çdo kusht që ta ketë në ekipin e tij.

Bisedimet mes drejtuesve të Interi dhe Atalantës kanë nisur, dhe shpresohet që të arrihet një marrëveshje së shpejti. Sipas mediave italiane, thuhet se te Interi janë të gatshëm të japin në shkëmbim edhe shërbimet e Mateo Politano, i cili po gjen shumë pak hapësira nga Konte këtë sezon.

Pikërisht duke futur në marëveshje shërbimet e sulmuesit italian, plus para, te Interi shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje për ta afruar Kulusevskin në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here