Sipas ‘Daily Mail’, skuadra gjermane janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje me Arsenal për të nënshkruar me Granit Xhakën deri në fundin e javës së ardhshme.
Xhaka raportohet të ketë rënë dakord për kushtet personale me Herthan, dhe dëshiron të largohet nga ‘Emirates Stadium’ kur të hapet afati kalimtar i janarit.
Lojtari ka prishur raportet me tifozët në muajin nëntor gjatë ndeshjes me Crystal Palace.
Kujtojmë se Xhaka te Arsenal është transferuar në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach.