Juventus i futet garës për Ter Stegen

Juventus është një nga ekipet që ka lëvizuar shumë viteve të fundit në tregun e transferimeve duke sjellë emra të mëdhenj në Torino, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon.

Kampionët e Italisë tani janë vënë pas portierit të Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, i cili ësthë rritur jashtëzakonisht shumë në dy vitet e fundit.

Është ‘Mundo Deportivo’ që raporton në botimin e sotëm të gazetës për këtë interesim.

Përveç Juventusit, edhe Bayern Munich dhe PSG janë të interesuara për Ter Stegen.

Ter Stegen ka një klauzolë prej 180 milionë euro, dhe Barcelona vazhdon të ruajë qetësinë në lidhje me portierin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here