Perez hap thesin, Reali ofron 70 milionë euro për yllin e Serie A

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi mendohet se po përgatit një ofertë gjatë verës prej 70 milion eurosh për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Los Blancos kanë qenë të lidhur me reprezentuesin spanjoll gjatë disa muajve të fundit dhe duket se ata do të veprojnë për 23-vjeçarin qershorin e ardhshëm.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, gjigandët spanjollë do të ofrojnë 70 milionë euro, të cilat presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do ta ketë të vështirë t’i refuzojë.

Fabian Ruiz ishte gjithnjë titullar nën urdhrat e ish-trajnerit Carlo Ancelotti, por mund ta gjej veten të margjinalizuar nën trajnerin e ri Gennaro Gattuso.

Gattuso ka implementuar një sistem 4-3-3, me Allan në qendër të mesfushës me tre.

Ky sistem nuk merr më të mirën nga Fabian Ruiz dhe mund të shpejtojë largimin e tij nga San Paolo.

Napoli nënshkroi me spanjollin nga Real Betis dy vera më parë për 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here