Ronaldo më shkruajti, por unë nuk iu përgjigja”, ja cila është bukuroshja ruse që refuzoi yllin e Juventusit

Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë, për shkak të asaj që ka dhënë në futboll dhe trofetë që ai ka fituar.

Përveç suksesit në fushat e blerta, portugezi ka pasur edhe një sukses të jashtëzakonshëm me femrat, teksa është një nga sportistët më të pëlqyer. Të shumta janë vajzat që i shkruajnë portugezit, për simpatinë që kanë për të. Megjithatë ka edhe nga ato që e refuzojnë Ronaldon, dhe një nga to është edhe bukuroshja ruse, Viktoria Odintcova. viki-odintcova-height-age-boyfriend-net-worth-family-wikiKjo e fundit në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se ka marrë një mesazh nga sulmuesi aktual i Juventusi, por nuk i ka kthyer, madje e ka fshirë atë. “Pak kohë më parë Ronadlo më shkruajti një mesazh në privat. Megjithatë unë nuk iu përgjigja, madje e fshiva fare mesazhin, duke mos i dhënë asnjë shans të vetëm. Unë njoh edhe vajza të tjera që ai ka bërë të njëjtën gjë si me mua, dhe e kuptova se çfarë ai dëshironte të bënte.”, shprehet Viktoria.NINTCHDBPICT000550197821

Gjithashtu bukuroshja ruse zbulon se ajo ka pasur kontakte me pilotin e Formula 1, Luis Hemilton, teksa shprehet se ka folur me të së fundmi: “Personi më i famshëm në telefonin tim është Hemilton. Herën e fundit që fola me të ishte në 15 nëntor, ditë në të cilën ai më uroi për ditëlindjen mua.”, përfundoi ajo.

main-qimg-b197911af4578330b0dad7503c8d3f72740full DM6JqjXW0AE8Knb 152017530-5fe8af4f-d6b4-41ec-bf93-b463398d9b8e viki-odintcova-viktoriya-7354 2135125-bigthumbnail

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here