Tottenham ndalet në barazim në transfertën me Norwich

Norwich dhe Tottenham ndahen në barazim 2-2 në një sfidë të çmendur.

Një hap fals për “Gjelat”, të cilët kanë shumë probleme në mbrojtje, mjafton të përmendim faktin që Norwich goditi vetëm dy herë portë ditën e sotme dhe shënoi po aq herë.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh pas 18 minutash me anë të Vrancic, i cili përfitoi nga një gabim i Foyth. Norwich gjeti edhe golin e dytë në të 33-tën, por Pukkit iu prish festa nga sistemi VAR, që për çështje milimetrash anuloi golin, me pjesën e parë që u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi mirë për të besuarit e Mourinhos, pasi në minutën e 55-të Christian Eriksen ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke barazuar shifrat. Sidoqoftë, nuk ishte e thënë për Tottenham. Aurier shënoi në portën e tij në të 61-tën, pas një mosmarrëveshje me Alderweireld, duke rikthyer festën te vendasit.

Londinezët nuk u dorëzuan, por arritën që të paktën të dalin me një pikë nga kjo transfertë, pasi në minutën e 83-të Harry Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu, Tottenham e sheh veten në vendin e pestë me 30 pikë, dy më pak se Chelsea i vendit të katërt, që ka një ndeshje për të zhvilluar nesër ndaj Arsenal.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Leicester triumfoi në transfertë ndaj West Ham 1-2 edhe pse me shumë mungesa si Vardy, apo Chilwell, i cili qëndroi në stol për 90 minuta, me trajnerin Rodgers që kishte lënë pushim thuajse gjysmën e ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here