Juventusi futet në garë për Hysajn, Sarri e vlerëson shumë shqiptarin

Elseid Hysaj po i kalon ditët e fundit si futbollist i Napolit, pasi pritet të largohet në janar.

Mbrojtësi shqiptar ka humbur vendin e titullarit dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin nga Napoli.

Roma mbetet njëra nga skuadrat më të interesuara për lojtarin, por problem mbetet çmimi i lart që kërkon Napoli.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis nuk dëshiron largimin e shqiptarit pa fituar së paku 20 milionë nga shitja e tij.

Por së fundmi në garë është futur edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi.

Trajneri Maurizio Sarri e vlerëson shumë Hysajn dhe po e kërkon atë në Torino.

Sipas medieve italiane Juventus është gati ta shkëmbejë mbrojtësin anësor De Sciglio për të arritur te Hysaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here