Napoli dhe Inter mendojnë shkëmbimin Ghoulam-Politano

Dy klubet e mëdha italiane, Napoli dhe Interi thuhet se janë të gatshme të bëjnë një shkëmbim të madh gjatë afati kalimtar të janarit.

Ekipi i Antonio Contes është i interesuar të përforcojë radhët e veta për vazhdimin e kampionatit, ndërsa krahu i majtë i mbrojtës është pozita që duan transferime.

Edhe Napoli synon të përforcojë skuadrën dhe ardhja e trajnerit të ri, Gennaro Gattuso ka sjell emra të ri në listën e dëshirave të tyre.

Sipas gazetës italiane Tuttosport,  Napoli është gati të ofrojë Faouzi Ghoulam si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi plus para për të sjellë Matteo Politanon nga Interi.

Reprezentuesi i Algjerisë mund të jetë vendosur për të shkurtuar qëndrimin e tij me një kalim në Giueseppe Meazza.

https://twitter.com/FcInterNewsit/status/1211195345839034368

Ndërkohë, sulmuesi anësor italiane, i cili i bashkua Interit në mënyrë të përhershme vetëm në verë, pas huazimi njëvjeçar, mund të shkojë në anën tjetër pas hapësirave të pakta te Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here